1635 ferizajas u gjobitën gjatë majit për tejkalim të shpejtësisë
Foto: Laura Hasani

1635 ferizajas u gjobitën gjatë majit për tejkalim të shpejtësisë

Kronika June 02, 2026 - 10:12

Policia Rajonale e Ferizajt gjatë muajit maj 2026 ka shqiptuar gjithsej 1635 gjoba ndaj shoferëve, të cilët janë kapur duke lëvizur me shpejtësi mbi normat dhe kufizimet e lejuara.

Sipas njoftimit të Policisë, ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektfushatës “Shpejtësia nuk është aftësi, është rrezik”, me moton kryesore “Mos e mat jetën me kilometra në orë”, raporton Zeri.info.

Apel për shoferët:

Shpejtësia e papërshtatshme rrezikon drejtpërdrejt jetën e shoferit dhe të të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion. Respektoni kufizimet e shpejtësisë dhe përshtatni ngasjen me kushtet e rrugës, pasi një moment pakujdesie mund të ketë pasoja në njerëz.

Kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe parandalimin e aksidenteve rrugore.

Ftohen qytetarët të bashkëpunojnë me Policinë dhe të raportojnë çdo shkelje përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”, ose në numrat: 192, 0290/326-250 dhe 0290/322-406. /Zëri