Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhjeve të rënda në Obiliq
Foto: Policia e Kosovës

Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhjeve të rënda në Obiliq

Kronika May 25, 2026 - 12:21

Dy persona janë arrestuar për vjedhje të rëndë në Obiliq.

Të dyshuarit, H.M. 38 vjeç dhe A.B. 23 vjeç, shtetas të Kosovës, janë arrestuar të hënën për dy raste të vjedhjeve të raportuara javën e kaluar.

“Personat e dyshuar me vendim të prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me së paku dy raste (të raportuara javën e kaluar), ku dyshohet se personat e dyshuar janë të përfshirë”.