Një turk arrestohet në Prishtinë, nxori thikën në stacion policor
Foto: Laura Hasani

Një turk arrestohet në Prishtinë, nxori thikën në stacion policor

Kronika May 23, 2026 - 10:08

Një shtetas turk, 25-vjeçar, është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Sipas njoftimit të PK-së bëhet e ditur se rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 17:00 në stacionin policor “Jugu” në Prishtinë, raporton Zeri.info.

"STP Jugu, Prishtinë 22.05.2026 – 17:00. I dyshuari mashkull shtetas turk i moshës 25 vjeçare, është paraqitur në stacion policor, i njëjti ka folur në gjuhen turke, gjatë komunikimit i dyshuari nga xhepi ka nxjerre një thikë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim te prokurorit kujdestar është dërguar ne mbajtje, ndërsa intervistimi i tij do të bëhet pasi të sigurohet përkthyesi dhe në prezenca e avokatit mbrojtës. Rasti nën hetime", thuhet në njofitmin e PK-së. /Zëri