Pas lëndimeve të rënda në shtëpinë e tij, një person vdes në Prizren
Kronika
May 23, 2026 - 09:36
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është lënduar në shtëpinë e tij në Prizren dhe si pasojë e lëndimeve të rënda viktima ka ndërruar jetë.
Sipas njoftimit të PK-së thuhet se rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 10:30 në rrugën “ Ismail Qemaili” në Prizren, raporton Zeri.info.
Rr. Ismail Qemali, Prizren 22.05.2026 – 10:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, është lënduar në shtëpinë e tij. Si pasojë e lëndimeve të rënda viktima ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri