Prangoset një person në lidhje në me rastin e vdekjes së punëtorit në Vushtrri
Një person është ndaluar për 48 orë lidhur me rastin e vdekjes së një punëtori në Vushtrri të enjten.
Sipas njoftimit të PK-së thuhet se hetuesit policorë të Sektorit Rajonal të Hetimeve në koordinim me prokurorin kanë ndërmarrë veprime hetimore lidhur me rastin, ku janë intervistuar pesë persona në cilësinë e dëshmitarëve, ndërsa në prani të avokatit mbrojtës është intervistuar edhe një person i dyshuar.
“Pas intervistimit, është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka nxjerrë aktvendim për ndalimin e të dyshuarit për 48 orë”, njofton policia e Kosovës.
Vdes personi cili ra nga kati i një ndërtese në Vushtrri
Mesditën e së enjtes punëtori ra nga një kat i lartë i një objekti në ndërtim. Pasi u dërgua në Emergjencën e Spitalit të Vushtrrisë ai vdiq.
Trupi i pajetë i 31-vjeçarit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.