Raportohet si e zhdukur një vajzë e mitur në Viti
Kronika
May 21, 2026 - 10:00
Një burrë nga Vitia të mërkurën ka raportuar si të zhdukur vajzën e tij të mitur.
Sipas tij, që nga data 16.05.2026 e mitura ishte larguar nga shtëpia dhe se nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj.
Policia njofton se rasti është duke u hetuar. /Zëri