Shpallen në kërkim të dyshuarit për plagosjen e policit në Tiranë
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesnatën e së dielës në Shkozë të Tiranës, ku ka mbetur i plagosur një zyrtar policor.
Të dyshuarit janë në arrati, ndërsa janë shpallur në kërkim nga Policia.
Polici i plagosur në momentin e ngjarjes, ka qenë i shoqëruar nga fqinji i tij, i cili ishte nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, por që në momentin e ngjarjes e kishte shkelur.
Sipas Top Channel, autorët të dyshuar janë dy vëllezër që dyshohet se kanë pasur një konflikt për borxh me fqinjin e policit.
Në kohën e ngjarjes, polici i plagosur ka qenë i shoqëruar nga fqinji i tij, i cili kishte thyer masën e sigurisë "arrest në shtëpi".
Para rreth 5 muajsh për këtë konflikt ai i ka dhunuar vëllezërit dhe në shenjë hakmarrje ata dyshohet se kanë tentuar ta qëllojnë mbrëmjen e së dielës, por plumbat kanë plagosur policin.