Vdes ish-luftëtari i UÇK-së nga Jabllanica e Madhe

Vdes ish-luftëtari i UÇK-së nga Jabllanica e Madhe

Kronika May 18, 2026 - 13:01

Është ndarë nga jeta ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ismet Tafilaj.

Brigada 133 “Adrian Krasniqi” ka dhënë lajmin e hidhur përmes një postimi në Facebook.

Në njoftim bëhet e ditur se veterani do të varroset këtë të hënë në varrezat e fshatit Jabllanicë e Madhe.

“Ngushëllime familjes dhe shokëve të Brigadës 133 Adrian Krasniqi!”, thuhet në njoftim.