Shqiptari goditet me thikë në Zvicër, tre të arrestuar
Kronika
October 02, 2026 - 15:45
Një 24-vjeçar me origjinë nga Kosova është goditur me thikë në një hotel në Zyrih të Zvicrës. Tre të dyshuar janë arrestuar, përkatësisht dy suedezë dhe një slloven.
Mediat raportojnë se i riu pati lëndime në krah dhe në pjesën e sipërme të trupit, por nuk konsiderohen serioze.
Dyshohet se ngjarja nisi nga një përleshje në dhomën e hotelit, por nuk dihet ende se për çfarë nisi përleshja, e cila çoi më pas në përdorimin e thikës.
Njëri prej të dyshuarve u arrestua fillimisht e dy të tjerët më pas. Të tre janë të moshave mes 20 dhe 33 vjeç. /abcnews