Bashkëshorti ushtron dhunë ndaj bashkëshortes, viktima dërgohet në strehimore
Foto: Ilustrim

Bashkëshorti ushtron dhunë ndaj bashkëshortes, viktima dërgohet në strehimore

Kronika May 15, 2026 - 09:34

Është raportuar një rast i dhunës fizike, ku bashkëshorti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti ka ndodhur dje (e enjte) në Obiliq, në orën 19:00.

Sipas raportit, i dyshuari është intervistuar, i njëjti me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Derisa viktima është dërguar në strehimore, rasti është nën hetime.

“Obiliq, 14.05.2026 – 19:00. Është raportuar se bashkëshorti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës-bashkëshortes. I dyshuari është intervistuar, i njëjti me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt. Ndërsa viktima është dërguar në strehimore. Rasti nën hetime”, thuhet në raport. /Zëri