Lipjan: Vjehrra rreh nusen, viktima dërgohet te familja e saj
Kronika
May 15, 2026 - 10:20
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një rast i dhunës fizike ka ndodhur dje (e enjte) në orën 22:30 në Lipjan.
Sipas raportit të PK-së, raportohet se vjehrra ka ushtruar dhunë ndaj viktimës - resë së saj.
E dyshuara është intervistuar, kurse me vendim të prokurorit e njëjta është liruar në procedurë të rregullt.
Ndërsa viktima është dërguar te familja e saj, rasti është nën hetime.
“Lipjan, 14.05.2026 – 22:30. Raportohet se vjehrra ka ushtruar dhunë ndaj viktimës - resë së saj. E dyshuara është intervistuar, me vendim të prokurorit e njëjta është liruar në procedurë të rregullt. Ndërsa viktima është dërguar te familja e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e PK-së. /Zëri