Policia jep detaje për tentim vrasjen në Prishtinë, të dyshuarit në arrati
Kronika
May 15, 2026 - 09:52
Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e së enjtes në Prishtinë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti u iniciua si “Vrasje e rëndë në tentativë”.
Policia njofton se të dyshuarit ndodhen në arrati, ndërkaq viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
“Rr. ‘Ali Sokoli’, Prishtinë 14.05.2026 – 21:31. Raportohet se nga persona të panjohur, të maskuar në një lokal është shtënë me armë zjarri në drejtim viktimës mashkull kosovar, i cili ka pësuar lëndime në kokë dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK-Prishtinë. Të dyshuarit janë në arrati. Në konsultim me prokurorin, është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, njofton Policia.