Vetura godet një të mitur në Pejë, përfundon në spital
Kronika
May 14, 2026 - 20:02
Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Jeton Dedushaj” në Pejë, ku një veturë ka goditur një fëmijë.
Lajmin për Zeri.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se fëmija ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.
“Sot rreth orës 18:00, Policia është njoftuar për një aksident trafiku në rrugën ‘Jeton Dedushaj’ në Pejë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësor (fëmijë). Si pasojë, fëmija ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, tha Rugova. /Zëri