Kapen materiale me mbishkrime nxitëse në veturën e një shtetasi të Serbisë në Merdar
Foto: Laura Hasani

Kapen materiale me mbishkrime nxitëse në veturën e një shtetasi të Serbisë në Merdar

Kronika May 12, 2026 - 08:51

Një shtetasi të Serbisë në pikën kufitare të Merdarit i janë gjetur materiale me mbishkrime nxitëse.

Policia bën të ditur në raportin ditor se rasti është raportuar pasditen e së hënës dhe mbishkrimet janë gjetur në veturën e tij.

“Gjatë kontrollit në veturë janë gjetur dhe konfiskuar materiale me mbishkrim nxitës. Me vendim të prokurorit, pas përfundimit të procedurave, i dyshuari është kthyer në drejtim të Serbisë”, thuhet në raportin ditor të Policisë.