Vetaksident me motoçikletë në Pejë, dy persona të lënduar
Kronika
May 03, 2026 - 20:01
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një vetaksidenti të ndodhur në Pejë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:10 në rrugën “Perandori Justinian” në këtë qytet.
Sipas tij, të lënduarit fillimisht janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërsa njëri prej tyre, për shkak të natyrës së lëndimeve, është transferuar në QKUK në Prishtinë.