Masa të shtuara të sigurisë para vendimit për të akuzuarit e rastit “Banjska” [foto]
Kronika
April 24, 2026 - 13:35
Gjykata Themelore në Prishtinë do të shpallë sot aktgjykimin në rastin “Banjska” ndaj Bllagoje Spasojeviqit, Vlladimir Tolliqit dhe Dushan Maksimoviqit, të akuzuar për sulmin e armatosur në komunën e Zveçanit, më 24 shtator 2023, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Para se të nisë seanca, në Pallatin e Drejtësisë janë parë një numër i shtuar i Njësisë Speciale të Policisë, duke rritur kështu sigurinë para se të jepet vendimi, transmeton Zeri.info.
Seanca pritet të nisë në orën 15:00.





