Policia arreston dy persona të kërkuar nga INTERPOL-i për kontrabandë migrantësh dhe mashtrim

Policia arreston dy persona të kërkuar nga INTERPOL-i për kontrabandë migrantësh dhe mashtrim

Kronika April 24, 2026 - 12:52

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në raste të ndara, të cilët kërkoheshin me urdhërarrest ndërkombëtar.

Sipas njoftimit, më 23 prill 2026, Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim me njësitet e DRP-së në Prishtinë, ka arrestuar një shtetas kosovar që kërkohej nga INTERPOL-i, me urdhërarrest të lëshuar nga autoritetet e Shqipëria për veprën penale “Kontrabandë me migrantë”.

Ndërkaq, më 24 prill 2026, në një rast tjetër, në bashkëpunim me njësitet policore të DRP-së në Pejë, është arrestuar edhe një shtetas tjetër kosovar, i kërkuar po ashtu nga INTERPOL-i, me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet shqiptare për mashtrim përmes Call Center.

Me urdhër të prokurorëve kompetentë, të dyshuarit janë dërguar në ndalim policor për 48 orë, ndërsa ndaj tyre pritet të vazhdojnë procedurat e mëtejshme ligjore. /Zëri