Arrestohen katër gra në Prishtinë për sulm fizik dhe grabitje
Kronika
April 23, 2026 - 10:54
Në Prishtinë janë arrestuar katër gra të dyshuara, pasi, sipas Policisë, ato kanë sulmuar fizikisht një grua tjetër dhe i kanë marrë para me forcë.
Sipas raportit të Policisë, ngjarja ka ndodhur më 22 prill 2026, rreth orës 12:50, ndërsa viktima është raportuar si femër kosovare.
Pas arrestimit dhe intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarat janë dërguar në mbajtje.
Rasti po hetohet nga organet kompetente. /Zëri