Prangosen katër hajdutë të cigareve elektronike në Vushtrri
Foto: Policia e Kosovës

Prangosen katër hajdutë të cigareve elektronike në Vushtrri

Kronika April 23, 2026 - 08:59

Të mërkurën në Stacionin Policor në Vushtrri ankuesi ka raportuar se i është thyer xhami i veturës, me ç’rast nga vetura i janë vjedhur rreth 400 lloje cigaresh elektronike.

Në njoftimin e Policisë thuhet se si rezultat i veprimeve operative dhe hetimore, katër persona të dyshuar janë identifikuar dhe arrestuar nga njësitet policore në Mitrovicën e Jugut.

“Gjatë kontrollit te të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një sasi e cigareve elektronike të vjedhura. Pas procedurave të intervistimit, me aktvendim të prokurorit kompetent, njërit prej të dyshuarve i është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa tre të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, siç bëhet e ditur, ndaj tyre janë iniciuar rastet për veprat penale: “Vjedhje e rëndë” dhe “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”.