Dy persona plagosen pas të shtënave me armë zjarri, rasti nën hetime
Kronika
April 17, 2026 - 09:54
Dy persona janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri gjatë ditës së djeshme, rreth orës 04:00 të mëngjesit, në rrugën “Ahmet Krasniqi”.
Sipas raportit të Policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, teksa viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.
Po ashtu në vendin e ngjarjes janë gjetur një pistoletë me 6 fishekë dhe 26 gëzhoja. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. /Zëri