Avokati i familjes Bunjaku: Nuk ka dënim tjetër, përveç burgimit të përjetshëm
Foto: Laura Hasani

Avokati i familjes Bunjaku: Nuk ka dënim tjetër, përveç burgimit të përjetshëm

Kronika April 15, 2026 - 11:07

Avokati i familjes së rreshterit Afrim Bunjaku, Arianit Koci, ka kërkuar dënimin maksimal për të akuzuarit në rastin e sulmit në Banjskë.

“Dënim me burgim të përjetshëm, nuk ka tjetër”, tha Koci gjatë paraqitjes së tij në gjykatë.

Ai shtoi se mungesa e pendesës dhe e distancimit nga akti e rëndon edhe më shumë rastin.

“Po vazhdon të ‘vritet’ familja e Afrim Bunjakut, sepse askush nuk ka kërkuar falje dhe nuk është distancuar nga ky akt”, deklaroi ai.

Ndërkohë, avokatja Besjana Ismajli tha se e mbështet fjalën përfundimtare të prokurorit Naim Abazi, duke kërkuar që të akuzuarit të shpallen fajtorë dhe të dënohen me burgim të përjetshëm.

Ajo theksoi se i dëmtuari Qlirim Shaqiri ka pësuar pasoja të rënda fizike dhe psikike si pasojë e sulmit, duke kërkuar edhe kompensim për trajtimin dhe rehabilitimin e tij. /BetimipërDrejtësi