Aksident trafiku në Baincë të Drenasit, humb jetën një person

Aksident trafiku në Baincë të Drenasit, humb jetën një person

Kronika April 06, 2026 - 15:35

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti në trafik që ka ndodhur mes dy personave në fshatin Baincë të Drenasit.

Këtë e ka konfirmuar për Zeri.info zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila theksoi se në aksident janë përfshirë dy automjete, një kamion dhe një veturë.

“Vdekja e viktimës, mashkull, është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal”, tregoi Ahmeti. /Zëri