Një shtetase e huaj gjendet e vdekur në Pejë
Kronika
March 27, 2026 - 08:34
Një femër, shtetase e huaj, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj në Pejë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti është raportuar rreth orës 08:20, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e saj.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkaqeve të vdekjes.
Rasti po vazhdon të hetohet nga organet kompetente. /Zëri