Inspektori i IPK-së që u plagos mbrëmë, në gjendje stabile
Foto: Laura Hasani

Inspektori i IPK-së që u plagos mbrëmë, në gjendje stabile

Kronika March 24, 2026 - 12:26

Gjendja e inspektorit të IPK-së, i cili u plagos mbrëmë me armë zjarri në Prishtinë, është stabile.

Ai mbrëmë i është nënshtruar një intervenimi urgjent dhe pritet të ketë intervenime të tjera.

Këtë e ka bërë të ditur për Tëvë1 Xhavit Gashi drejtor i Ortopedisë.

“Për momentin gjendja është stabile fillimisht mbrëmë ju ka nënshtrua një intervenim urgjent fillestar dhe stabilizues, në të ardhmen priten prapë intervenime”, ka thënë Gashi.

IPK-ja ka thënë se plagosja e inspektorit nuk ka të bëjë me punën dhe funksionin që ai ka.

Policia ka njoftuar se ka identifikuar të dyshuarin për rastin dhe janë në kërkim të tij.