Të plagosurat në Majac të Podujevës në gjendje shumë të rëndë, nga QKUK-ja japin detaje
Një person është vrarë mbrëmjen e sotme (e diel), në Majac të Podujevës, përderisa është plagosur edhe një 73-vjeçare si dhe e dyshuara për vrasjen, një 31-vjeçare.
Lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore detaje ka dhënë drejtori i Emergjencës në QKUK Naser Syla.
Syla deklaroi se gjendja e pacientëve është shumë e rëndë.
“Dy paciente gjinisë femërore, njëra e lindur më 1953, tjetra 31 vjeçare, janë sjellë nga autoambulanca e Podujevës, arsyeja lëndim me armë zjarri, gjendje shumë e rëndë dhe jo stabile. Janë kryer ekzaminimet e nevojshme në Qendrën Emergjence, të dy pacientet janë të intubuar me frymëmarrje të asistuar. Njëra është dërguar në sallë operative ku jonë duke punuar ekipet e Neurokirurgjisë dhe Anestezionit, gjendja e pacienteve është shumë e rëndë”, u shpreh Syla për Klankosova.tv.