Aksident me shtatë të lënduar në Vranidoll të Prishtinës
Kronika
March 24, 2026 - 14:18
Sot rreth orës 13:15 në fshatin Vranidoll të Prishtinës ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy vetura, si pasojë e të cilit kanë mbetur të lënduar shtatë persona.
Të lënduarit kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e trafikut të Policisë së Kosovës, të cilat po merren me hetimin e rrethanave që çuan deri tek aksidenti.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili bëri të ditur se autoritetet po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për ndriçimin e plotë të rastit. /Zëri