Policia shkon në shtëpinë e viktimës Ilaz Brahimi

Policia shkon në shtëpinë e viktimës Ilaz Brahimi

Kronika March 23, 2026 - 13:01

Një vrasje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Majac të Podujevës.

Atje e dyshuara ka vrarë 45-vjeçarin Ilaz Brahimin nga Obiliqi.

Ekipi i Ekonomisë Online është duke qëndruar te shtëpia e Brahimit, por se familjarët e tij nuk kanë pranuar të flasin për rastin.

Afër shtëpisë së Brahimit shihet edhe një veturë e Policisë.

Ndërsa, kohë më parë familja ka bërë të ditur vdekjen e tij, duke shtuar se më vonë do të njoftohet edhe koha e varrimit.

“Të Allahu jemi dhe tek Ai do të kthehemi! Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se mbrëmë ndërroi jetë vëllai ynë ILAZ (BAJRAM) BRAHIMI. Lusim Allahun ta ketë marrë në mëshirën e Tij! Sa i përket kohës së varrimit, do t’ju njoftojmë më vonë”, thuhet në njoftimin e familjes.

Nga kjo tragjedi në QKUK ka vdekur edhe e dyshuara dhe gruaja e axhës së saj.