Vdes edhe e dyshuara për vrasjen e dyfishtë në Podujevë

Vdes edhe e dyshuara për vrasjen e dyfishtë në Podujevë

Kronika March 23, 2026 - 12:14

Pas ngjarjes së rëndë që tronditi komunën e Podujevës, ku dy persona humbën jetën nga të shtënat me armë zjarri, sot është konfirmuar edhe vdekja e të dyshuarës kryesore për këtë rast.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e SHSKUK-së, Mirlinda Qyqalla.

"Pavarësisht përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor, pacientja 31-vjeçare ka vdekur në Qendrën Emergjente", tha Qyqalla për “Zërin”.

Hetimet për rrethanat e ngjarjes dhe rolin e saj në këtë krim vijojnë, ndërsa autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje të plota për shkaqet e vdekjes.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në fshatin Majac, ku fillimisht u vra një burrë.