Konfirmohet vrasja e një personi në Podujevë
Kronika
March 22, 2026 - 21:06
Një person është vrarë në fshatin Majac të Podujevës.
Këtë e ka konfirmuar për “Zërin”, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kaltrina Shala, e cila nuk ka dhënë detaje shtesë.
“Lidhur me pyetjen tuaj, ju njoftoj se bëhet fjalë për një viktimë dhe prokurorja kujdestare nga Departamenti për Krime të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore lidhur me këtë rast”, ka thënë shkurt Shala.
Në anën tjetër nga Policia nuk kanë dhënë asnjë detaj deri më tani.
Zeri.info do t’ju mbaj të informuar rreth këtij incidenti. /Zëri