Parandalohet futja e drogës në Dubravë, ndalohet një vizitor
Zyrtarët korrektues në Qendra Korrektuese e Dubravës kanë parandaluar sot futjen e substancave të dyshuara narkotike brenda institucionit.
Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 12:30, gjatë kontrollit të gjësendeve të sjella nga një vizitor, është zbuluar një sasi e dyshuar narkotike e kamufluar, e mbështjellë me qese najloni, me peshë rreth 43 gramë.
Si rezultat i zbulimit, vizita është anuluar menjëherë, ndërsa vizitori është ndaluar në sallën e vizitave.
Për rastin janë njoftuar Policia e Kosovës, të cilët kanë marrë në posedim substancën e dyshuar dhe kanë nisur procedurat përkatëse ligjore.
Ndërkohë, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se do të vazhdojë zbatimin e masave të rrepta të kontrollit, me qëllim parandalimin e çdo tentative për futje të materialeve të ndaluara brenda institucioneve korrektuese./Zëri