Nis seanca gjyqësore për rastin “Banjska”
Kronika
March 18, 2026 - 09:57
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka filluar seanca gjyqësore lidhur me sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit.
Para trupit gjykues do të paraqiten Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, të cilët përballen me akuza të rënda për përfshirje në ngjarjet e 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit.
Gjatë këtij sulmi mbeti i vrarë rreshteri hero Afrim Bunjaku, ndërsa disa zyrtarë të tjerë policorë u plagosën.
