Arrestohet i dyshuari në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë, nuk përfilli urdhrat e policit dhe tentoi të largohet me veturë
Foto: Laura Hasani

Arrestohet i dyshuari në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë, nuk përfilli urdhrat e policit dhe tentoi të largohet me veturë

Kronika March 13, 2026 - 08:55

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi i njëjti nuk ka përfillur urdhrin e zyrtarit policor dhe ka tentuar të largohet me veturë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 09:37, në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë, raporton Zeri.info.

“PKK ‘Dheu i Bardhë’, 12.03.2026 - 09:37. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që nuk ka përfillur urdhrin e zyrtarit policor dhe ka tentuar të largohet me veturë. I dyshuari gjatë arrestimit kishte rezistuar ku kishte pësuar lëndime dhe të njëjtit i është ofruar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri