Mbi 2500 gjoba në trafik për 24 orë

Mbi 2500 gjoba në trafik për 24 orë

Kronika March 13, 2026 - 10:26

Policia e Kosovës ka bërë të ditur statistikat e përgjithshme të raportuara gjatë 24 orëve të fundit në vend.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Ndërkaq, janë regjistruar 26 aksidente trafiku me persona të lënduar dhe 33 aksidente me dëme materiale.

Policia ka shqiptuar gjithsej 2.501 tiketa trafiku ndaj drejtuesve të automjeteve që kanë shkelur rregullat e komunikacionit rrugor.

Në të njëjtën periudhë, policia ka arrestuar 18 persona, ndërsa 13 persona janë dërguar në mbajtje. Sipas statistikave, nuk është raportuar për persona në ndalim policor ose persona në vuajtje të dënimit gjatë këtyre 24 orëve.

Autoritetet policore vazhdojnë të apelojnë te qytetarët që të respektojnë rregullat e trafikut dhe ligjin, me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë dhe parandalimin e aksidenteve. /Zëri