Gjendet personi i zhdukur Alush Kastrati
Kronika
March 11, 2026 - 16:31
Pas angazhimit dhe kërkimeve intensive, ekipet e Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, në bashkëpunim me Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Policinë e Kosovës, kanë arritur të gjejnë personin e zhdukur, Alush Kastrati.
Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi, ku bëhet e ditur se operacioni i kërkimit është realizuar me ndihmën e institucioneve dhe vullnetarëve të shumtë.
Shoqata ka falënderuar të gjithë ata që kontribuan në këtë aksion, duke theksuar se bashkëpunimi dhe solidariteti i qytetarëve dhe institucioneve kanë qenë vendimtarë për përfundimin me sukses të këtij misioni.
Ndërkaq, për gjendjen shëndetësore të Kastratit është bërë e ditur se informacionet do të jepen në vazhdim./Zëri