Prangoset një person nën dyshimin për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit në Prishtinë
Foto: Laura Hasani

Prangoset një person nën dyshimin për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit në Prishtinë

Kronika March 13, 2026 - 08:51

Një person është arrestuar nën dyshimin për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook të faqes zyrtare të Sistemit Prokurorial, bëhet e ditur se i dyshuari është arrestuar në orët e vona të së enjtes nën dyshimin për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit me urdhër të Prokurorisë Speciale.

“Prishtinë, mars 2026 - Një person është arrestuar me urdhër të Prokurorisë Speciale nga Policia e Kosovës – Departamenti kundër Terrorizmit, në orët e vona të së enjtes, nën dyshimin për ‘Nxitje të përçarjes dhe mosdurimit’”, thuhet në njoftim.