Prangosen pesë persona në Malishevë, u kapën duke luajtur bixhoz
Foto: Ilustrim

Prangosen pesë persona në Malishevë, u kapën duke luajtur bixhoz

Kronika March 13, 2026 - 08:47

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar pesë persona, të cilët janë hasur duke luajtur bixhoz.

Sipas njoftimit të PK-së, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 20:55, në Malishevë, raporton Zeri.info.

“Malishevë, 12.03.2026 - 20:55. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi të njëjtit brenda një lokali janë hasur duke luajtur bixhoz. Në lokal janë hasur edhe aparate të lojërave të fatit, të cilat me vendim të prokurorit janë sekuestruar, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri