Arrestohet një person në Fushë-Kosovë për vrasje në tentativë
Foto: Laura Hasani

Arrestohet një person në Fushë-Kosovë për vrasje në tentativë

Kronika March 13, 2026 - 08:38

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndodhur një rast i vrasjes në tentativë në Fushë-Kosovë, ku një person është arrestuar.

Sipas njoftimit të PK-së, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 16:25, në Fushë-Kosovë, raporton Zeri.info.

“Fushë-Kosovë, 12.03.2026 - 16:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshjeje është përleshur fizikisht dhe me pas ka qëlluar me armë në drejtim të viktimës mashkull kosovar. Gjatë përleshjes fizike, dy personat kanë marrë lëndime, ku i dyshuari pas trajtimit mjekësor është liruar, kurse viktima mbetet për trajtim të mëtutjeshëm. Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar: arma e zjarrit (pistoleta me gaz), një karikator, 10 fishekë me gaz dhe tri gëzhoja me gaz, po ashtu dhe nga çanta e të dyshuarit janë konfiskuar edhe 10 fishekë të tjerë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri