Gjendet i vdekur një person në Fushë-Kosovë
Kronika
March 13, 2026 - 08:31
Një person është gjetur pa shenja jete në Fushë-Kosovë.
Sipas njoftimit të PK-së, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 19:00, në Fushë-Kosovë, raporton Zeri.info.
“Fushë-Kosovë, 12.03.2026 - 19:00. Lidhur me rastin e lartcekur, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor, përmes të cilit është konstatuar vdekja e viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri