Gjykata e Tiranës liron nga qelia katër protestuesit e opozitës

Gjykata e Tiranës liron nga qelia katër protestuesit e opozitës

Kronika March 03, 2026 - 12:33

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia katër protestuesit e arrestuar për protestën opozitare të së shtunës.

Ndaj të dyshuarve, Leonardo Marku, Robespier Dervishaj, Doris Rista dhe Sergei Rapo, është caktuar masa e "detyrimit për paraqitje" para oficerit të Policisë Gjyqësore dy herë në muaj.

Të arrestuarit akuzoheshin për disa vepra penale, mes tyre “Goditjet për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të rendit”.

Sipas Policisë, gjatë protestës ata hodhën molotovë dhe lëndë piroteknike në drejtim të efektivëve dhe godinës së njohur si Vila 31, në momentin kur në ambientet e saj ndodheshin shtetas të huaj brenda, duke rrezikuar sigurinë e tyre. Si pasojë u shkaktuan dëmtime në këtë godinë, si dhe u dëmtuan 32 kosha mbeturinash të vendosura nga Bashkia Tiranë. /A2 cnn