AGK-ja dënon sulmin fizik ndaj gazetarit Burim Pacolli: Policia t’i gjejë dhe t’i kapë autorët

AGK-ja dënon sulmin fizik ndaj gazetarit Burim Pacolli: Policia t’i gjejë dhe t’i kapë autorët

Kronika March 02, 2026 - 17:14

Gazetari Burim Pacolli është sulmuar fizikisht nga disa persona pasditen e së hënës, siç ka njoftuar Nacionale, mediumi ku ai punon.

Sipas njoftimit, sulmi dyshohet se ka ardhur nga një reper, për të cilin Pacolli kishte bërë recension të punës së tij.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka dënuar këtë sulm dhe e ka ftuar Policinë të veprojë.

“AGK-ja e dënon fuqishëm këtë sulm që ka cenuar integritetin fizik të Pacollit, dhe e fton Policinë e Kosovës për gjetjen dhe kapjen e autorit/autorëve, pas denoncimit që Pacolli ka bërë. Liria e shprehjes, kritikës dhe raportimit është e garantuar me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, dhe asnjë gazetar nuk mund të jetë pre e sulmeve për shkak të zbatimit të kësaj të drejte”, thuhet në reagimin e AGK-së.