Aktakuzë ndaj të riut për tentim vrasjen në Pejë
Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj Brendon Ajazajt për tentim vrasjeje në Pejë.
Sipas aktakuzës, i pandehuri Brendon Ajazaj, më datë 22 dhjetor 2025, në lagjen “Jarina” të Pejës, me dashje dhe me armë zjarri tenton ta privojë nga jeta të dëmtuarin U.F., derisa i pandehuri me të parë viktimën shtënë në drejtim të tij pesë herë me armë të zjarrit, ku si pasojë viktima nga tri plumba pëson lëndim të rënda trupore.
Gjithashtu, i pandehuri B.A. akuzohet nga prokurori i Shtetit edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, sipas KPRK-së.
Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si më lart.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të dënojë sipas ligjit për veprat penale, të cilat i vihen në barrë.