Tre të lënduar në një aksident trafiku në Gjakovë, njëri prej tyre në gjendje kritike

Tre të lënduar në një aksident trafiku në Gjakovë, njëri prej tyre në gjendje kritike

Kronika February 28, 2026 - 23:16

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti komunikacioni në Gjakovë.

Të lënduarit janë transportuar nga Spitali i Gjakovës në QKUK për trajtim të mëtejmë.

Sipas informacioneve, njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ai është i intubuar për shkak të politraumës së rëndë dhe është dërguar në Mjekësinë Intensive Qendrore.

Dy të lënduarit e tjerë kanë pësuar lëndime të shumta trupore, por ndodhen në gjendje stabile. Moshat e tyre janë ndërmjet 25 dhe 35 vjeç. /klankosova