Aktakuzë ndaj një personi për pastrim parash

Aktakuzë ndaj një personi për pastrim parash

Kronika March 02, 2026 - 09:49

Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj një personi nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Pastrim i parave”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri A.V., më datë 26 shtator 2019, në Pejë, duke qenë në dijeni se pasuria e caktuar buron nga ndonjë formë e aktivitetit kriminal, transferon pasurinë me qëllim të fshehjes ose të maskimit të natyrës ose burimit, deponon në bankë shumën prej 50.000 (pesëdhjetëmijë) eurove kinse nga shitja e shtëpisë dhe merr kredi bankare në shumën prej 20.000 (njëzetmijë) eurove, ku të gjitha të hollat i transferon në dy llogari bankare të shitësve A.Ll. dhe A.Ll. në shumën totale prej 70.000 (shtatëdhjetë) mijë eurove, me të cilët lidh edhe kontratë e që në fakt nga shitja e shtëpisë nuk pranon asnjë të hyrë.

“Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si më lart.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të dënojë sipas ligjit për veprën penale, e cila i vihet në barrë”, thuhet në njoftim. /Zëri