Për një muaj policia në Ferizaj shqiptoi 330 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes
Kronika
March 02, 2026 - 09:34
Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes vazhdon të jetë një nga shkaqet kryesore të aksidenteve rrugore, thotë Policia e Kosovës.
Për këtë arsye është ndërmarrë një aksion nga Policia e Ferizajt, ku gjatë muajit shkurt janë shqiptuar 330 gjoba për këtë arsye.
Policia bën thirrje të mos përdoren telefonat gjatë ngasjes, sepse mund të rrezikohet jeta e pjesëmarrësve në komunikacion. /Zëri