Djali godet me sëpatë babain e tij në Gjilan, dërgohet në QKUK
Foto: Laura Hasani

Djali godet me sëpatë babain e tij në Gjilan, dërgohet në QKUK

Kronika February 21, 2026 - 08:56

Nga Spitali Rajonal është pranuar informata se një person është sjellë me urgjencë për shkak të lëndimeve të pësuara nga goditja me sëpatë, të dyshuara se i janë shkaktuar nga djali i tij i mitur.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 19:30 në Gjilan, raporton Zeri.info.

“Viktima, pas ekzaminimeve mjekësore, për shkak të gjendjes së rëndë është transportuar në QKUK për trajtim të mëtejshëm. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe përfaqësuesi i QPS-së, i cili është marrë me personin e mitur. Punëtori social ka realizuar vlerësimin fillestar të fëmijës, ku është konstatuar nevoja emergjente për strehimin e tij për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike dhe situatës traumatike të shkaktuar nga ngjarja. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri