Arrestohet burri që rrahu gruan në Fushë-Kosovë
Foto: Ilustrim

Arrestohet burri që rrahu gruan në Fushë-Kosovë

Kronika February 21, 2026 - 09:16

Është arrestuar një i dyshuar pasi që njëjti pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Sipas njoftimit të PK-së thuhet se ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 19:00 në Fushë-Kosovë, raporton Zeri.info.

“Fushë Kosovë 20.02.2026-19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare- bashkëshorten e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”m thuhet në njofitmin e PK-së.