E mashtruan me premtimin për shërim jashtë vendit, arrestohen dy persona për dëm prej 130 mijë euro
Gjatë ditës së djeshme Policia ka arrestuar dy të dyshuar pasi që të njëjtit dyshohet se kishin mashtruar një person tjetër, duke i shkaktuar dëm në vlerë prej 130.000 euro, me premtimin se do ta dërgonin jashtë shtetit për shërim.
Sipas njoftimit të PK-së ky rast mashtrimi kishte ndodhur në vitin 2023 në Lipjan, raporton Zeri.info.
“Lipjan, Malishevë 2023 – NN. Me datë 20.02.2026 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që kishin mashtruar viktimën, ku kanë arrit të dëmtojnë në vlerë prej 130.000€, duke premtuar se do të dërgojnë jashtë shtetit për shërim. Si prova materiale janë sekuestruar dy telefona mobil, dy kartela të spitaleve dhe një kartel bankare. Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt”m thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri