Konfiskohen vulë dhe dokumente në gjuhën serbe në Bërnjak, rasti nën hetime
Foto: Laura Hasani

Konfiskohen vulë dhe dokumente në gjuhën serbe në Bërnjak, rasti nën hetime

Kronika February 19, 2026 - 09:04

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast kontrolli mbrëmjen e së mërkurës në Bërnjak.

Siç thuhet në raportin 24-orësh, gjatë kontrollit të një automjeti me targa të Serbisë, të cilin e drejtonte një i dyshuar mashkull kosovar, policia ka gjetur një vulë me mbishkrim në gjuhën serbe, disa dokumente të tjera në gjuhën serbe, një kërkesë nga Ministria e Brendshme e Serbisë, si dhe dy kontrata po ashtu në gjuhën serbe.

“Me urdhër të prokurorit, vula dhe dokumente i janë konfiskuar, rasti në procedurë hetimore”, thotë PK-ja.