Shoqërohen në Polici tre persona në Podujevë, sulmuan fizikisht një tjetër
Kronika
February 18, 2026 - 09:26
Tre persona të dyshuar janë shoqëruar në stacionin policor, pasi dyshohet se kishin sulmuar fizikisht një person tjetër.
Sipas njoftimit të PK-së, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 16:00, në Podujevë, raporton Zeri.info.
“Podujevë, 17.02.2026, 16:00 - 16:40. Janë shoqëruar në stacionin policor tre të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi dyshohet se kishin sulmuar viktimën mashkull kosovar. Gjatë kontrollit te të njëjtët janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, një karikator me pesë fishekë, një kaçavidë, si dhe një mjet i mprehtë (thikë). Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregull”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri