Arrestohet mitrovicasi, u kap me 15 qese drogë
Kronika
February 10, 2026 - 09:47
Policia ka arrestuar një person në Mitrovicën e Jugut, pasi që tek i njëjti gjatë kontrollit në trup janë gjetur 15 qese marihuanë.
Sipas njoftimit të PK-së, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, rreth orës 12:26, në Mitrovicën e Jugut, raporton Zeri.info.
“Gjatë kontrollit në trup tek i dyshuari mashkull kosovar janë gjetur dhe konfiskuar 15 qese me substancë të dyshuar të llojit marihuanë në peshë prej 15.31 gramë. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri